Galeria e Arteve në Gjakovë pasurohet edhe me veprat e piktores Bardha Ferizi-Buza
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Galeria e Arteve në Gjakovë pasurohet edhe me veprat e piktores Bardha Ferizi-Buza.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili hapi zyrtarisht ekspozitën, ka falënderuar Bardhën që zgjodhi Gjakovën për të prezantuar punimet artistike të saj.
Ndërkaq, Erzen Vala, kryetar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ, ka thënë që Bardha është unike, punimet e saj janë të veçanta dhe kushdo që përzgjedh ti ketë në ambientet e veta nuk gabon sepse zgjedhin vlerën.
E vet Bardha, që është bijë e Gjakovës ka falënderuar Komunën dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen jo vetëm individuale por përmes hapjes së Galerisë së Arteve mbështetjen e të gjithë artistëve të Artit Figurativ.
Ekspozita “Lulet e Marsit” do të jetë e hapur për tridhjetë ditë.