Galliani mposhti Covidin

26 mars 2021 | 18:20

Drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani, është shëruar nga Covid-19.

Drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani, ka njoftuar se ka dalur fitimtar nga beteja me Covid-19. Galliani kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 me 26 shkurt, dhe pas disa javëve të vështira në spitalin San Raffaele, ai ka njoftuar se ka tejkaluar virusin me sukses.

Italiani zgjodhi rrjetin e tij social, “Facebook”, për të dhënë lajmin për shërimin e tij.

“Kanë qenë dy javë të rëndësishme të rikuperimit, ajo çka shihja nga jashtë dukej si një ambient sportiv”, tha ai.

“Aty brenda është një teknologji e mahnitshme, por mbi të gjitha aftësia dhe zemra e infermierëve dhe doktorëve fantastikë të spitalit, San Raffaele”, përfundoi Adriano Galliani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Greiçevci, ambasador i Kosovës në Holandë, është parë në…