Galliani në kërkim të një sulmuesi, në listë edhe Cavani

08 korrik 2022 | 11:45

Monza nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sesion të merkatos. Pas siguruan shërbimet e Matteo Pessina, Galliani do të provojë të vë në jetë një tjetër goditje të madhe.

Sipas “Sky Sport”, shefi i Monzës është vënë në ndjekje të Edison Cavanit. Sulmuesi uruguaian, tashmë 35 vjeç, mbylli një sezon jo pozitiv te Manchester United ndërsa tashmë është një lojtar i lirë.

Galliani është takuar me përfaqësuesit e Cavanit për të gjetur një akord të shpejtë. Objektiva të tjerë të klubit janë Andrea Pinamonti dhe Andrea Petagna. Një ditë më parë, Galliani i mbylli dyert një transferimi të mundshëm të Mauro Icardit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar sot…