Gallup: Kosova në mesin e shteteve më të sigurta në botë

18 nëntor 2024 | 08:30

Raporti i fundit i kompanisë amerikane Gallup rendit Kosovën në top 24 shtetet më të sigurta në botë.

Në raportin e Gallup-it për sigurinë globale, Kosova është renditur e 12-ta.

Në pyetjen se a ndihen të sigurt që të ecin vetëm natën, rreth 87% për qind e qytetarëve të Kosovës janë përgjigjur me ‘Po’. Vlerësimi i përket vitit 2023.

Në këtë listë janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali i Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon sot një tryezë diskutimi.…