Galtier pritet të shkarkohet, PSG-ja sytë nga Zidane  

10 mars 2023 | 12:31

Disfata e rëndë përballë Bayern Munchen nuk mund të kalonte në heshtje në Francë, i pari nën akuzë ka përfunduar trajneri Christophe Galtier, i cili me këtë eliminim praktikisht firmosi largimin e tij nga Parisi.

Ashtu siç pritej, mediet kanë nisur të aludojnë se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të PSG-së. I pari në listë është Zinedine Zidane, edhe kjo ishte e pritshme, por “Zizu” kërkohet nga disa ekipe.

Tekniku francez shihet edhe në shtëpinë e Real Madrid si pasuesi i mundshëm i Carlo Ancelottit në fund të këtij sezoni. Në mënyrë konstante emri i Zidane është lakuar edhe për një transferim të mundshëm në Torino me Juven që e pret prej kohësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë…