Gani Demaj: Fadil Nimani ishte i patrembur, rrufe dhe strateg i skalitur
Gani Demaj, shef i kabinetit të kryeministrit dhe këshilltar politik, ka përkujtuar heroin Fadil Nimani – Tigri.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka treguar për bashkëpunimin që ka pasur me gjeneralin Fadil Nimani.
“Ka pasë trima, burra luftëtarë e të zotë Dukagjini. Ashtu ishte edhe Fadil Nimani, sikur personazhet e kreshnikëve në librat me historitë e luftëtarëve shqiptar. I urtë, fjalëpak, i patrembur e rrufe. Strateg i skalitur”, ka shkruar Gani Demaj.
Fadil Nimani ra heroikisht më 25 maj të vitit 2001 në mbrojtje të atdheut në Vaksincë të Kumanovës.
Postimi i plotë i Gani Demajt:
E njoha ne 1998 Fadil Nimanin.
Rrugën e parë përtej kufirit shqiptaro-shqiptar në korrik ‘98, e bëra nën përcjellje të Fadil Nimanit – Tigrit.
Dhe shpesh pas kësaj rrugët i kishim të përbashkëta.
Edhe janar-mars ‘99, në shtabin e PU në Zhabel, isha aty, me batalionin që “Tigri” udhëhiqte.
Kishte siguri e vetbesim secili kur Fadili ishte aty.
Ka pasë trima, burra luftëtarë e të zotë Dukagjini. Ashtu ishte edhe Fadil Nimani, sikur personazhet e kreshnikëve në librat me historitë e luftëtarëve shqiptar. I urtë, fjalëpak, i patrembur e rrufe. Strateg i skalitur.
Lavdia e pavdekësia prandaj u takon heronjëve.
Lavdi hero Fadil Nimani!