Gani Dreshaj: AAK-ja është partia me rritjen më të madhe në dy vitet e fundit
22 korrik 2019
| 23:09
Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, ka bërë me dije se me nëndegët e kësaj partie në Istog dhe asambleistët, kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në vend.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është motivues vullneti i të gjithëve për t’u ballafaquar me situatat e reja që na presin në ditët e javët në vijim.
“AAK-ja është partia me rritjen më të madhe në dy vitet e fundit në vend dhe ky është një fakt i fuqishëm për punën e qeverisjes Haradinaj”, ka shkruar Dreshaj.