Gani Dreshaj i bën kërkesë publike Haki Rugovës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj i ka bërë kërkesë publike kryetarit aktual të Istogut, Haki Rugova.
Dreshaj ka kërkuar nga Haki Rugova që të bëjë më shumë për Istogun, pasi sipas tij është një një situatë të palakmueshme.
Dreshaj është zotuar se bashkë me deputetët tjera nga ky qytet do të ndihmojnë Istogun me ndonjë projekt konkret.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Të dashur qytetarë të Istogut, kryetar aktual Rugova.
Unë dhe kolegët deputetë të parlamentit të Kosovës kemi dhënë premtime për të qenë zëri juaj në kuvend.
Istogu që nga paslufta është lënë anash nga qeveri të ndryshme, duke mbetur qytet i harruar në shumë segmente.
Për këtë, kam një kërkesë publike për kryetarin Rugova.
Kërkoj nga ai që të tregoi konkretisht për planet konkrete që ka për Istogun, për të cilat unë, Donika, Beka, Teuta e Naseri mund të ndihmojmë si zëri juaj përfaqësues në kuvend.
Në Istog nuk po punohet, nuk ka dinamizëm, nuk ka zhvillim, nuk ka plane konkrete.
Statistikat e fundit tregojnë se Istogu është një nga qytetet që të rinjt në dy vitet e fundit e kanë braktisur më së shumti vendin duke kërkuar perspektiva të reja në Evropë, apo në qytete tjera të Kosovës.
Zotohem sa gëzoj përkrahjen nga kryeministri Haradinaj që Istogu të ndihmohet me projekte konkrete të cilat duhet të nisin nga kryetari i komunës tonë.
Deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, respektoi pozicionin tënd, andaj së bashku ta ndihmojnë qytetin tonë ku të rinjt e të rejat nuk po shohin të ardhme nga politizimi dhe “gjumi” që ka kapluar çdo digaster në komunë.
Sa i përket investimeve nga jashtë, janë përgjegjësi e imja dhe siç iu kam njoftuar, shumë shpejt presim me punët e para të mëdha në këtë drejtim.
T’i lëni anash inatet dhe nënçmimin ndaj qytetarëve, Istogu ka nevojë për punë e projekte.
E them publikisht, se projektin e parë në të mirë të Istogut qe ju do e ofroni, unë me tërë potencialin tim do të tentojë ta realizoi.