Gani Dreshaj emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

23 qershor 2020 | 10:53

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar 22 zëvendësministra nga subjektet politike që përbëjnë koalicionin qeverisës: LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe komunitetet tjera.

Ndër 22 zëvendësministrat e emëruar është edhe ish-kandidati nga radhët e AAK-së për kryetar të komunës së Istogut dhe ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Gani Dreshaj i cili që emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Dreshaj, është i parë në listën e pritjes për të marr ulësen në parlamentin e Kosovës, sipas renditjes nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denion Ndrenika Fitorja e Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë, në…