
Gani Dreshaj: Gjermania është kundër prekjes së kufijve
18 mars 2019
| 12:26
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, është takuar me politikanin gjerman të CDU-së, Friedbert Pflüger.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Dreshaj ka thënë se Gjermania është kundër prekjes së kufijve.
“Takim i mëngjesit me politikanin gjerman, Friedbert Pflüger.Miku jonë i CDU-së ka bërë shumë dhe po bën ende punë të madhe për Kosovën. Po ashtu, lajm i mirë është konfirmimi se Gjermania është kundër prekjes së kufijve”, ka shkruar deputeti Dreshaj.
/Epoka e re/