Gani Dreshaj: Kosova përmendej në Gjermani falë Enver Idrizit dhe Luan Krasniqit
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Gani Dreshaj, ka thënë se në kohën kur sporti i Kosovës ishte i izoluar, ishin sportistët Enver Idrizi dhe Luan Krasniqi që ndikuar që emir i Kosovës të lakohej në mediet gjermane.
Dreshaj poashtu e ka falënderuar ish-karateisti i mirënjohur, Enver Idrizi për përkrahjen që po i jep në garën për deputet.
“Kur Kosovën dhe sportin kosovar s’e njihte askush, unë në Gjermani krenohesha me disa individë. Enver Idrizi e Luan Krasniqi ishin disa nga ata që termin ‘kosovarë’ bënin që atëbotë të lakohej në mediet gjermane. Sot ne lumturohemi me sukseset e shumë sportistëve e skuadrave në sporte të ndryshme. Kam arsye për të qenë edhe më i lumtur që gëzoj përkrahjen në garën për deputet nga një ish-kampion i botës. Faleminderit, Enver Idrizi”, ka shkruar Dreshaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/