Gani Dreshaj mbështet Idriz Blakajn për kryetar të Istogut
Ish-deputeti dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, afaristi i suksesshëm, Gani Dreshaj ka dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur për komunën e Istogut, Idriz Blakaj.
Dreshaj këtë mbështetje e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Idriz Blakajn e njoh që një jetë. Dhe tërë jetën e tij ai ia ka kushtuar atdheut, arsimit dhe shtet ndërtimit. Idrizi ishte vërtetë një patriot i madh, i burgosur politik dhe kontribuues në luftën çlirimtare. Idrizin e kam mik të shtëpisë, dhe oferta e tij për zgjedhjet e 17 tetorit si kandidat i pavarur është serioze dhe mundësi e mirë për Istogun”, ka shkruar Dreshaj.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Idriz Blakajn e njoh që një jetë. Dhe tërë jetën e tij ai ia ka kushtuar atdheut, arsimit dhe shtet ndërtimit. Idrizi ishte vërtetë një patriot i madh, i burgosur politik dhe kontribuues në luftën çlirimtare. Idrizin e kam mik të shtëpisë, dhe oferta e tij për zgjedhjet e 17 tetorit si kandidat i pavarur është serioze dhe mundësi e mirë për Istogun. Paraqitja e tij në debat mbrëmë ishte e denjë dhe plani i tij për Istogun është i qartë. Andaj, suksese dhe përgëzime Idriz Blakaj. Do gëzosh përkrahjen time në çdo kauzë për të mirën e vendit. g.d