Gani Dreshaj merr përsipër strehimin e një qytetari nga Istogu që po fle në qiell të hapur

20 nëntor 2022 | 22:39

Ish-deputeti Gani Dreshaj ka marrë përsipër që të paguaj një banesë për strehimin e një të pastrehu që po fle që një kohë në qiell të hapur në Gurrakoc të Istogut.

“Një shok i imi ma dërgoi këtë reportazh për këtë të pastrehë që po e bën gjumin në ambient të hapur në Gurrakoc. E përshëndes nismën e nisur për ofrimin e ndihmës ndaj këtij qytetari. Prandaj, deri sa t’i bëhet një zgjidhje afatgjate, unë e marr përsipër që të paguaj një banesë të mjaftueshme për të në Gurrakoc apo Istog. Kushdo që gjen një banesë për Pajazitin, të shkruaj këtu në faqen time në Facebook dhe unë do kryej obligimin posa të kthehem këto ditë nga Gjermania”, ka shkruar Dreshaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur dhe një tjetër ka marrë lëndime…