Gani Dreshaj: Nëse shkojmë tash në zgjedhje, AAK-ja do t’i ketë minimumi 15 deputetë
08 tetor 2018
| 22:55
Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Dreshaj në rrjetin social në “Facebook”, ka komentuar deklaratat për rrëzimin e qeverisë, të cilat i ka quajtur si deklarata qesharake.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.
Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.
Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.
Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr.
G.D