Gani Dreshaj paralajmëron se do ta dorëzojë mandatin e deputetit

27 shtator 2018 | 17:59

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka folur për arrestimin e deputetëve, Shkumbin Demaliaj  dhe Milaim Zeka.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se arrestimi i deputetëve për deklaratat e tyre në studio televizive është i padrejtë dhe i turpshëm.

“Prokuroria e Kosovës ka mjaft punë për të bërë, ka mjaft kriminelë që sillen në rrugët e Kosovës të lirë e kapadai. Nuk është e lehtë ta mbyllësh një deputet të zgjedhur nga vota e popullit, veç pse ai ka shprehur mllefin e tij në studio televizive ndaj situatave të turpshme të krijuara kohëve të fundit. Deputeti kudo në botë, në shtetet demokratike respektohet dhe gëzon imunitet, ndërsa tek ne arrestohet e lirohet me teke të dikujt”, ka shkruar Dreshaj.

Ai ka thënë se nëse kjo situatë vazhdon, atëherë shumë shpejt do ta dorëzoj mandatin e deputetit.

“Nëse kjo situatë vazhdon, publikisht e them se unë shumë shpejt do të dorëzoj mandatin e deputetit”, ka deklaruar Dreshaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldon është dënuar nga UEFA me vetëm një ndeshje…