
Gani Dreshaj: Peja ka qenë me Haradinajn kur ka qenë nevoja
23 shtator 2019
| 21:23
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Ramush Haradinaj i ka dalur zot Pejës, dhe “Peja ka qenë me Haradinajn kur ka qenë nevoja”.
“E ky ndërveprim jep garancë për një shtet 100%. Peja historike e ka bërë diferencën ndër vite, dhe më 6 tetor do të jap vulën e fitores”, ka shkruar Dreshaj.
/Epoka e re/