Gani Dreshaj proteston në Tiranë, kërkon lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të opozitës, Sali Berisha
20 shkurt 2024
| 23:50
Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gani Dreshaj ka marrë pjesë në protestën e sotme të 20 shkurtit para Kryeministrisë në Tiranë, te thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.
Me dy pankarta në duar, ish-diplomati Dreshaj ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha nga arresti shtepiak i vendosur nga gjykata e dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.
Protesta e sotme e 20 shkurtit tregoi edhe njëherë tjetër se opozita shqiptare është në këmbë dhe qindra mijëra shqiptarë nuk shantazhohen nga narko-regjimi i Edi Ramës.