Gani Dreshaj thotë se këto perime i kushtuan 78 euro. Ka një porosi për ministrin Shala

22 prill 2019 | 23:19

Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kaq vite pas luftës në Kosovë, është për keqardhje që ende marketet funksionojnë pa kuponë fiskalë.

Ai ka shfaqur indinjatën e tij për disa perime të blera nga një shitës ambulant, të cilat sipas tij i kushtuar 78 euro.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Besoni apo jo, këto perime të blera sot në Pejë, tek një shitës ambulant më kanë kushtuar plot 78 euro.

Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi.

E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë.

I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti.

G.D

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga…