Gani Dreshaj: T’i jepet fund sistemit të dobët të qeverisjes lokale në Istog
Ish-deputeti dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që më 14 nëntor t’i japin fund një sistemi të dobët të qeverisjes lokale në Istog.
Dreshaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se, është i bindur thellë se LDK-ja do të reformohet mirë e drejt në katër vitet e ardhshme si opozitë në Istog dhe do të kthehet ndershëm me kuadro të reja e profesionale, e të pakorruptuar.
“Djemt e vajzat më të mirë nga AAK, VV, PDK dhe Iniciativa Qytetare mund të japin një frymë të re qeverisëse komunës dhe Istogu t’i jap shkelmin e fundit keqbërësve që kanë keqpërdorur më shumë se 2 dekada paratë e buxhetit komunal, që janë edhe paratë tona si taksepagues”, ka shkruar Dreshaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Istogut
Meqë jemi pak ditë para zgjedhjeve lokale në Istog, unë dua të përsëris qëndrimin tim në përkrahje të ndryshimit në Istog.
I bëj thirrje të gjitha subjekteve që të bashkohen për ndryshimin e nevojshëm në Istog.
Votuesit e Vetëvendosjes, PDK-së dhe Iniciativës Qytetare votuan për ndryshim, andaj duhet gjetur një formulë bashkimi që t’i jipet fund një sistemi të dobët të qeverisjes lokale.
Jam thellë i bindur që LDK-ja do të reformohet mirë e drejt në 4 vitet e ardhshme si opozitë në Istog dhe do të kthehet ndershëm me kuadro të reja e profesionale, e të pakorruptuar.
Djemt e vajzat më të mirë nga AAK, VV, PDK dhe Iniciativa Qytetare mund të japin një frymë të re qeverisëse komunës dhe Istogu t’i jap shkelmin e fundit keqbërësve që kanë keqpërdorur më shumë se 2 dekada paratë e buxhetit komunal, që janë edhe paratë tona si taksepagues.
G.D