Gani Geci ndërron mbiemrin, pasi e ngatërruan me Sabit Gecin
Ish-deputeti Gani Geci përmes një postimi në llogarinë e vet “Facebook”, ka thënë se ka vendosur ta ndërrojë mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes, atë Bajraktari.
Ai ka treguar se këtë vendim e ka marrë për shkak të ngatërrimit të emrit me Sabit Gecin në një raportim për krim të organizuar dhe fajde.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë, për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.
Sabit Geci është ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i cili ose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar, ka maltretuar ose edhe ka vrarë shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet Gjykatës Speciale t’i vërtetoj këto.
Llaushë
Me respekt, GANI BAJRAKTARI