Gani Geci: Në krye të LDK-së duhet të vijë një akademik si Kujtim Shala
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shkruar për humbjen e zgjedhjeve në Podujevë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Gani Geci, ia ka uruar fitoren Shpejtim Bulliqit, raporton “Epoka e re”.
Geci ka thënë se LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova e këndej, e ka mundur vet LDK-ja.
“Urime fitoren Shpjetim Bulliqi. LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja. Fatmir Sejdiun dhe kompaninë e tij e ka mundur Fatmir Sejdiu dhe kompania e tij. Isa Mustafën dhe kompaninë e tij e ka mundur Isa Mustafa dhe kompnia e tij”, ka shkruar Geci.
Ai ka bërë thirrje për reformë në LDK, dhe ka thënë se në krye të saj duhet të vijë një akademik si Kujtim Shala.
“LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga një proces i rregullt zgjedhor brenda partiak në krye të saj duhet të vij akademik si Kujtim Shala pikë. Përndryshe trendi i rënies do të jetë i pandalshëm”, ka shkruar Gani Geci.