Gani Geci përfundon intervistimin në Speciale

18 shtator 2020 | 18:24

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci sot ka përfunduar intervistimin në ambientet e Gjykatës Speciale.

Geci në një videomesazh para objektit të Gjykatës Speciale ka thënë se intervistimi i tij ka zgjatur tri ditë.

Geci ka thënë se nuk ka rëndësi se në çfarë cilësie është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

“Nuk ka rëndësi pasi fare lehtë mund të dëshmosh si dëshmitarë e të përfundosh si i akuzuar dhe e kundërta”, u shpreh ai.

Ai thotë se shpreson që kësaj radhe të zbardhet se kush e ka shkruar Komunikatën nr.59 dhe se më nuk do të merret me këtë çështje.

“Të gjithë atyre që lirohen apo gjykata nuk do të merret me ta [në lidhje me Komunikatën nr.59] do t’ua shtrijë dorën”, deklaroi më tej Gani Geci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.09.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…