![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/gani-geci.jpg)
Gani Gecit i ndalet rryma dhe bllokohet në ashensor, publikon pamjet
16 dhjetor 2021
| 11:43
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video, ndërsa ka treguar se mbrëmë është bllokuar në një ashensor në Prishtinë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Ai ka publikuar një video ku shihet i bllokuar në ashensor dhe krejt në terr.
Geci e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se për shkak të krizës me energji elektrike, një natë është ngrohur me batanije.
“Mbrëmë erdha në Prishtinë, duke e dëgjuar qeverinë mezi u bo mëngjes tu nxehë me batanije, hyra në lift, u ndal rryma e mbeta në lift. Nana e vakive jam bre!”, ka shkruar Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.