Gani Gërmia e bën të qajë, Edona James: Më duket vetja si e çmendur
Edona James është mërzitur së fundmi me konkurrentin tjetër të Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërminë.
Ajo duket të jetë lënduar nga Visar Dërmaku (emri i vërtetë) për shkak të disa sjelljeve që ka bërë kundrejt saj.
Transgjinorja është kthyer në dhomën e gjumit duke qarë, gjersa në ndihmë i dolën vajzat: Alba dhe Vesa Vllasaliu.
Biondja iu drejtua banoreve duke i thënë se i duket vetja si e çmendur për shkak të asaj.
“Më duket vetja sikur e çmendur. Unë kam hyrë këtu për të mbajtur fytyrën time. Unë nuk jam fëmijë. Ai po bën kinse unë jam e sëmurë”, u shpreh ajo fillimisht.
“Askush nuk e përmend këtë. Prej sotit nuk flas më me të. Unë nuk e lë më kështu”, theksoi Edona.
James filloi më pas të qante pasi tha se është lënduar me të vërtetë nga sjelljet e gazetarit, duke shtuar se nuk do ta lë më të bëjë shaka me të.