Gani Gërmia zbulon shumën më të madhe që mori bakshish si kamarier
13 nëntor 2023
| 12:24
Gani Gërmia është një prej banorëve më të komentuar të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai në këtë rrugëtim ka folur për eksperienca të ndryshme, teksa edhe ka treguar se për një kohë ka punuar si kamerier.
Ganiu e ka treguar një histori të tij me dy shqiptarë nga Kuba, gjatë kohës sa ai punonte kamerier.
Ai tregoi historinë se si ka ardhur deri tek ajo që një çift shqiptarësh nga Kuba të ia lë një shumë aq të majme si bakshish.
“I kam marrë bakshish 1 mijë e 200 dollarë dhe 35 euro më të madh prej një tavolinës, erdhën dy prej Kubës”, tha Gani Gërmia.
Theksojmë që në dy javët e para të BBVK, Gani Gërmia ishte dy herë radhazi në mesin e banorëve te preferuar nga publiku.