Gani Koci: Kurti, kriminelët serbë po i shpallë heronj dhe po i akomodon në kabinetin e tij

10 gusht 2023 | 11:53

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish i burgosuri politik, Gani Koci, nuk është habitur me veprimin e kryeministrit Albin Kurti për të emëruar zëvendësministër një ish-ushtar të Serbisë.

Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti se po i rehabiliton kriminelët nëpër institucione të Kosovës.

Koci ka shkruar në “Facebook” se Kurti këta kriminelë do t’i mbron edhe në gjykatë.

“Asnjë veprim i Kurtit nuk na habitë tashmë. Ai, kriminelët serbë i shpallë heronj, i akomodon në kabinetin e tij dhe natyrisht se i mbron edhe në gjykatë! ZDRAVO ALBINE, samo napred!”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u…