Gani Koci, LV-së: Kërkojeni tek vetja juaj shkakun e vetëvrasjes së Astrit Deharit, do t’ju vrasë gjaku i tij
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, ka kritikuar partinë në pushtet për shfrytëzimin e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike.
Ai ka thënë se LV-ja po kërkon drejtësi për shkak se zgjedhjet nacionale janë afër.
“Era zgjedhje po vjen! Janë quar në këmbë nekrofilët politikë – nekropolitikanët e LV-së (siç i quan B. Latifi) dhe po ua lëkundin eshtrat të vdekurve! Të tillët vetëm mbi të vdekurit krijojnë kauza. Po ku ishit o mjeranë më herët, po tash në fund të mandatit po kërkoni, gjoja, ‘drejtësi për Astrit Deharin’?. Kërkojeni te vetja juaj shkakun e vetëvrasjes së tij. Sepse ju përfituat dhe përpiqeni akoma të përfitoni prej gjakut të tij, tashmë edhe i vdekur. Pse dogjët IML-në, më shumë se dy herë dhe pse vodhët mostrat dhe i kthyet ato pa dhënë kurrë asnjë shpjegim? Veprimet tuaja po ngjajnë në atë kur hajni thotë kapeni hajnin! Kot akuzoni të tjerët. Ju jeni vrasësit e Astritit. Ka me ju vra gjaku i tij”, ka shkruar Koci në “Facebook”.