Gani Koci: Turp për ish-prokurorin Blakaj, njollosi vetëranët e vërtet dhe luftën e UÇK-së
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar pas publikimit të listës me emra të veteranëve të cilët Prokuroria Speciale po i cilëson si mashtrues.
Koci i ka bërë thirrje kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që urgjentisht të nisë hetimet dhe ndjekjen penale ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.
“Lista e tij për gjoja veteranë të rrejshëm, është po aq e rrejshme kur në të gjinden luftëtarë të orëve të para të luftës së UÇK-së”, ka shkruar Koci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
I famshmi prokuror, Aleksander Lumezi duhet urgientisht të inicoj hetimet dhe ndjekjen penale për ish prokurorin Elez Blakajn. Lista e tij për gjoja veteranë të rrejshëm, është poaq e rrejshme kur në të gjinden luftetarë të orëve të para të luftës së UÇK-së!
Prokurori Blakaj duhet të dëshmoj për secilin rast veç e veç!
Nga një shikim i shpejtë në atë listë pashë dhjetra emra veteranësh të vërtetë,që ky prokuror i fyen rëndë kur i vendosë në në listën e tij të manipuluar!
Sa për faktim po e publikoj vetem një foto të vëllaut dhe kushëririt tim, që ishin pjesë e luftë së orëve të para e që ky matrapaz prokuror pa fije turpi i liston si të rrejshem!
Turp për të kur në emër të spastrimit të listave të veteranëve, fyen, denigron dhe njollosë vetëranet e vërtet dhe me këtë edhe luftën e UÇK-së!
Po të kishim shtet, Elez Blakaj do të duhej të sillej forcërisht në Kosovë që të “mbrojë” akuzat e tij dhe të përgjigjet për manipulm njesoj si manipulatorët e këtyre listave!