Gani Lahu bëhet pjesë e Vetëvendosjes
24 shtator 2019
| 13:15
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i është bashkuar Gani Lahu.
Kurti ka thënë se Lahu është një kontabilist dhe auditor i certifikuar me përvojë.
“Ndër të tjera, ka qenë drejtor i përgjithshëm i hekurudhave, ka punuar si këshilltar në Kuvendin Komunal në Vushtrri dhe ka qenë pjesë e auditorit të brendshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural”.
“Në luftën e UÇK-së ka marrë gradën major dhe ka qenë themelues i qendrës stërvitore të UÇK-së në ZOSh në Zhilivodë. Sot Ganiu dëshiron të bëhet pjesë e Lëvizjes duke kontribuar në programin tonë për bujqësinë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/