Ganimete Musliu hipën në ‘Rakovicën 65’ dhe shëtitet nëpër Baks

26 korrik 2022 | 08:35

Deputetja Ganimete Musliu ishte protagoniste e emisionit “Era Verë” në T7, ku solli një rrëfim nga vendlindja e saj, për fëmijërinë, familjen, shkollimin, futjen në politikë dhe jo vetëm.

Javëve të fundit ajo ishte shumë aktive në rrjete sociale, ku u shfaq duke vozitur traktor dhe këtë gjë nuk ka hezituar ta bëj as për “Era Verë”.

Në fshatin e saj të lindjes, në Baks, ajo i ka bërë një xhiro me traktor ekipit të T7 dhe, pos të tjerash, ka treguar se si një vajzë e lindur në një familje me pesë motra dhe një vëlla, nuk ka nguruar asnjëherë të bëjë edhe punët e shtëpisë dhe fshatit.

“Unë jam fëmija më i vogël i familjes dhe gjithmonë kam qenë e gatshme për punë”, tha Musliu duke shtuar se puna është dinjitet.

Më poshtë e keni videon e deputetes duke vozitur traktorin dhe rrëfimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë në…