Ganimete Musliu ia vendos Kurtit broshin me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë
03 shkurt 2020
| 12:16
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, derisa kandidati për kryeministër Albin Kurti ishte duke prezantuar programin qeverisës, ia ka vendosur në setër broshin me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtë veprim, Musliu e ka bërë për t’ia kujtuar Kurtit se në të kaluarën çdo herë e ka bartur në setër broshin me flamurin e Shqipërisë.
(Epoka e re / A. M)