Ganimete Musliu këndon këngën “Mos e prek ushtarin tim”

22 korrik 2022 | 08:09

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kënduar live në një emision vere. Ajo ka kënduar këngën “Mos e prek ushtarin tim”. Kjo këngë është e këngëtares Leonora Jakupi, të cilën Musliu e ka shoqe të ngushtë.

Kohë pas kohe dyshja publikojnë fotografi bashkë.

Pasi e këndoi këngën, Musliu tha se kjo këngë është shumë aktuale edhe tash, duke përmendur ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Është një këngë që, fatkeqësisht, është aktuale, sepse djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në Hagë padrejtësisht dhe po gjykohen padrejtësisht dhe, deshëm apo s’deshëm, kjo këngë, kur dëgjohet, jep emocion, dhe vetëm ai, s’po them që s’ka gjak shqiptari, po ai që s’e di vlerën e historisë së vet, s’ka emocion…”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në…