Ganimete Musliu: Në Kosovë nuk mund të ndodhë asgjë pa vulën e PDK-së

10 tetor 2020 | 15:20

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka shkruar për 21-vjetorin e themelimit të PDK-së.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” të shoqëruar me një foto, ka thënë se sot me shumë se kurrë e kanë të gjithë të qartë se në Kosovë nuk mund të ndodhë asgjë pa vulën e PDK-së.

“Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për Partinë Demokratike!”, ka shkruar deputetja Musliu.

Postimi i plotë i saj:

21 vjet punë, 21 vjet angazhim, 21 vjet perballje 21 vjet paragjykime, 21 vjet stigmatizim, 21 vjet sakrificë…..

E ne si sot si 21 vjet me parë krenarë, ballelartë dhe me vizion te qartë për Republikën e Kosovës!  Sot me shumë se kurrë e kanë të gjithë të qartë se në Kosovë nuk mund te ndodhë asgjë pa vulen e Partisë Demokratike!

Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për Partinë Demokratike!

Te dashur aktivistë, anetarë dhe simpatizantë të PDK-se, ju që asnjëherë s’u lodhët e s’u dorzuat, urime ditelindjen e 20-te te PDK-se!

Na priftë e mbara me Kryetarin tonë vizionar Kadri Veseli! #GEZUAR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon 21-vjetorin e themelimit.…