Ganimete Musliu: Prindon Sadriu bën ‘filma’ nëpër institucione shtetërore

03 gusht 2021 | 13:59

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për punësimet familjare në institucione.

Musliu e ka akuzuar Konjufcën për linçimin e motrën e saj e cila ka punuar në Konsullatën e Kosovës në Gjermani, teksa e ka përmendur sërish bashkëshortin e presidentes Osmani, Prindon Sadriu që sipas saj është duke bërë “filma” në institucione.

“Ju si ministër jeni ministri i cili në studiot e ‘KTV’-së, të vetmen motrën time si diplomate të karrierës që e keni linçuar me emër e mbiemër ka qenë Fatmire Musliu, si pasojë ajo që 6 vjet s’ka marrë gradë shkaku i penalizimit,  ndërsa familjarët që i përmende t’i që kanë filluar në të njëjtin konkurs sikur që është Prindon Sadriu që bën filma nëpër institucione të shtetit. Veç pse keni qenë në koalicion me LDK-në, vëllain e Armend Zemajt e keni bërë ambasador. Ju keni shkuar në ‘KTV’, keni folur për motrën time si ambasadore politike, derisa ajo është ambasadore e karrierës dhe kjo është e ultë. Më ke befasuar se si e keni ulë nivelin”, është shprehur Musliu.

Në kundër replikën e tij, Konjufca ka thënë se si ministër se ka gjykuar motrën e deputetes Musliu për prejardhjen, por për shkak të dy problemeve që ajo ka bërë si diplomate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll gjatë muajit shtator do…