Ganimete Musliu rikthehet në Kuvend, krejt deputetët e duartrokasin
27 qershor 2024
| 11:59
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pasur një intervenim kirurgjik muaj më parë.
Pas disa muajve pushim, Musliu është rikthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet në një ambient tjetër nga ku mbahet zakonisht.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, që po udëheq me seancën në sallën alternative, i ka uruar mirëseardhje deputetes Musliu.
Të gjithë deputetët e pranishëm e kanë përshëndetur me duartrokitje rikthimin e Musliut në Kuvend.