Ganimete Musliu viziton gruan e cila qe 37 vite merret me prodhimin e plisave: Nuk është ndihmuar asnjëherë nga shteti

10 dhjetor 2023 | 18:18

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vizituar zonjën Ergyle Gjurgjialo e cila tash e 37 vite merret me prodhimin e plisave.

Musliu, ka thënë se kjo punë duhet një investim e mbështetje shtetërore e që Ergyl nuk ka pasur asnjëherë.

Postimi i saj:

Tregimi znj. Ergyle Gjurgjialo është tregim i veçantë dhe mjaft interesant.

Znj.Ergyle qe 37 vite merret me prodhimin e qelesheve tradicionale apo siç e njohim ne në popll me prodhimin e plisave.

Pronen ku ajo ka vendosur fabriken e prodhimit te plisave e ka trashiguar nga familja e saj e cila poashtu brez pas brezi e ka përcjellë traditën e Plisit.

Znj. Ergyle me zell ju perkushtua ketij pasioni para 37 vitesh duke e ndihmuar familjen e bashkeshortit te cilet kane tradite mbi 100 vjeqare në këtë zeje.

Për ta ruajtur e kultivuar traditën e pridhimit të plisit nuk mjafton vetem vullneti, deshira e pasioni por duhet edhe investim e mbështetje shtetrore e çka fatkeqësisht znj. Ergyle nuk e ka përjetuar asnjëher doren e shtetit.

Është e dhimshme te degjosh qe ne munges te nje makine perpunuese lenda e par për prodhimin e qelesheve te merret ne Australi.

Perveç si grua edhe si traditë duhet te mbeshtet dhe subvencionohet një biznes si ky.
U ndieva jashtëzakonisht e nderuar me mikëpritjen dhe energjinë pozitive qe mora nga kjo vizitë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi pjatat me ravioli dhe mëlçi viçi, të shoqëruara me…