Ganimete Musliu viziton nënën e Hashim Thaçit me rastin e ditëlindjes së 84-të
04 gusht 2021
| 13:49
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka vizituar nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila sot mbush 84 vjet.
Musliu i ka uruar asaj shëndet të plotë e pleqëri të rehatshme.
“Sot e ka ditëlindjen kjo nënë e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shëndet të plotë e pleqëri të rehatshme. Urime. Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet.”, ka shkruar deputetja në profilin e saj në “Facebook”.