GAP-i: Prodhimi i energjisë elektrike nuk po i mbulon kërkesat e konsumatorëve
Instituti për Studime të Avancuara ( GAP) ka njoftuar se prodhimi i energjisë elektrike në vend është duke i mbuluar kërkesat e konsumatorëve.
Për këtë shkak, GAP-i ka theksuar se janë duke u aplikuar reduktimet.
Sipas GAP-it edhe Shqipëria nuk është duke arritur ta furnizojë Kosovën nga deponimet e saj atje, përgjatë tërë periudhës së nevojitur.
“Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 MWh, ndërsa prodhimi rreth 530 MWh. Kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje, dhe për shkak se ‘TC Kosova B2’ është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës. Meqë edhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë çmimet rekord dhe Shqipëria (KESh) nuk po arrin ta furnizoj Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur, kjo po ndikon që në Kosovë të aplikohen reduktime”, ka njoftuar GAP-i.