‘GAP’-i: Vetëm 42 për qind të premtimeve janë realizuar nga kryetarët e komunave

27 shtator 2024 | 12:33

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

Sipas këtij publikimi nga këto premtime vetëm 42 për qind e tyre janë përmbushur.

Sipas raportit, përmbushja më e madhe e premtimeve është në fushën e shëndetësisë dhe administratës, ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës.

Blendi Hasaj nga ky institut, ka thënë se në mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuar me mandate me të hershme, me gjithsej 1816 premtime.

Sipas tij, problematikë në këtë fazë është se ende nuk ka filluar puna nga kryetarët dhe stafi i tyre për përmbushjen e 421 premtimeve. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë krahasimin e çmimeve…