GAP: Ndihmesat e Qeverisë ishte uniforme në të gjitha industritë ekonomike

29 dhjetor 2020 | 11:57

Instituti për Studime të Avancuara  (GAP),  ka publikuar raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimëkëmbjen ekonomike. Raporti argumenton se si pandemia Covid-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë, dhe meqë vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar përhapjen e virusit nuk janë të njëjta për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë. “Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti dhe magazinimi (43%) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%)”, thuhet në raportin e GAP-it.

Sipas GAP-it, përkundër ndihmesë së qeveristë që ishte në baza uniforme për të gjithë industrinë ekonomike,  rrezikohemi që rimëkëmbja të vështirësohet. “Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit. Andaj, Instituti GAP rekomandon që Qeveria të merr parasysh industritë që kanë rënie më të lartë dhe të i targetojë ato me fonde të cilat janë proporcionale me dëmin që kanë pësuar, sikurse me politika që ndikojnë veçanërisht në rimëkëmbjen e tyre”, është thënë në raportin e GAP.

Raportin e plotë mund ta klikuar këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi,…