Gara për “Këpucën e Artë”, Messi e Salah të parët
09 prill 2018
| 21:24
Lionel Messi dhe Mohamed Salah mbajnë vendet e para të listës së golashënuesve më të mirë të në Europë.
Argjentinasi realizoi tre gola kundër Leganes, duke barazuar kështu egjiptianin Salah me 29 gola të shënuar, i cili mbante dhe kreun e renditjes një javë më parë.
Në vendin e tretë renditet sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile me 27 gola, ndërsa pas tij vijnë Robert Lewandowski me 26 gola, Jonas i Benfikës me 33 gola dhe më pas Harry Kane, Edinson Cavani, Mauro Icardi, me nga 24 gola të shënuar.
Ndërkohë portugezi Ronaldo renditet në vendin e nëntë më 23 gola të shënuar, ndërsa vendin e dhjetë e mban Luis Suarez me po 23 gola.