
Gara për Prizrenin: Shaqir Totaj i pari, Mytaher Haskuka i dyti nga votimi ‘online’ në Rubikon
04 nëntor 2021
| 23:35
Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe ai i PDK-së Shaqir Totaj, ishin të ftuarit e kësaj të enjte në Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Derisa përballja e tyre po transmetohej në televizion, në kanalin zyrtar të Klan Kosovës në Youtube, qytetarët patën rastin të shprehin mendimin e tyre për kandidatin e preferuar për Prizrenin.
Sipas rezultateve të sondazhit, Shaqir Totaj i PDK-së është rënditur i pari si më i votuari online, duke lënë prapa Mytaher Haskukën e VV-së.
Gjatë emisionit Rubikon, Totaj në Youtube del të ketë marrë 59% të votave derisa Haskuka ka arritur të marrë vetëm 41% sosh.