Gara shpejtësie në Mitrovicë: Policia shqipton gjoba dhe heq patentat për 10 muaj

30 dhjetor 2024 | 20:37

Policia në Mitrovicë, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ”Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 65 vjeçar ka vdekur mbrëmjen e sonte si pasojë…