Gara tregon se çka u arrit në takimin e delegacionit kosovar me atë serb për personat e pagjetur

02 shkurt 2024 | 20:25

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka treguar se çfarë është arritur në takimin e delegacionit kosovar me atë serb të mërkurën në Gjenevë, sa i përket çështjes së personave të pagjetur.

Gara thotë se ende mbetet shqetësuese nga pala serbe mungesa e gatishmërisë për ndarjen e informacioneve.

“Ajo që mbetet shqetësuese që është prezantuar edhe gjatë takimit edhe në formën e kërkesave… mbesin lokacionet apo përkufizimi i vazhdueshëm i çështjes së personave të zhdukur nga pala serbe edhe kjo para se gjithash ndërlidhet me mungesën e gatishmërisë të tyre për ndarjen e informacioneve që janë kërkesa të vazhdueshme. Edhe përkundër kërkesave të prezantuara nuk është që ka ndonjë reflektim nga pala serbe në vazhdim të shprehjes së gatishmërisë për të ndarë informatat…”, tha ai.

Gara tha se pritet nga kryesuesja që të nxjerrë një përmbledhje nga ky takim dhe pastaj të shohin mundësinë se si do të mund të zyrtarizohen propozimet.

“Ajo çfarë është shqetësuese gjatë këtyre gjithë viteve është ana deklarative nga pala serbe, e cila nuk po pasohet pastaj me veprime konkrete”, shtoi ai.

Të mërkurën në Gjenevë me ndërmjetësimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dy delegacionet që merren me çështjen e personave të zhdukur, ai i Kosovës dhe i Serbisë u takuan për të parë nëse mund të ecet përpara dhe mund të ketë zgjidhje në këtë proces./teve1.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doganierët e Dax në Francë kanë vënë në pranga një…