Garat e Suzukas dhe Melburnit në dyshim, Formula 1 mendon për pistat rezervë
14 qershor 2021
| 20:03
Sezoni 2021 i Formulës 1 ka pësuar disa modifikime në kalendar për shkak të pandemisë Covid-19.
Gjithsesi, të tjera modifikime priten muajt në vijim, duke qenë se sezoni është i gjatë dhe me 23 gara (rekord). Sipas mediave gjermane, garat e Suzukas (Japoni) dhe Melburnit (Australi) janë ende në dilemë për shkak të masave të rrepta anti-Covid që janë ende në fuqi në këto shtete.
Për këtë arsye, ato mund të anulohen. Mediat konfirmojnë se janë disa opsione për t’i zëvendësuar pistat në dyshim. Gjithsesi, ideja më e pranueshme është të zhvillohen dy gara në Lindjen e Mesme, në Bahrein (pista e Sakhir) dhe Katar (pista e Losail).