Garcia e zbulon datën se kur do të debutojë Ronaldo me Al-Nassrin

09 janar 2023 | 15:20

Cristiano Ronaldo do të debutojë me Al-Nassr më 22 janar. Lajmin e ka bërë me dije të hënën trajneri Rudi Garcia.

Ai ka pranuar se për yllin portugez vlen ende suspendimi me dy ndeshje moslojë i shqiptuar nga Federata e Anglisë.

“Nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Al-Shabab, sepse është i skualifikuar. Do të jetë në ndeshjen kundër Al-Ettifaq, më 22 janar”, ka thënë Garcia.

Ronaldo ka ditë që ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re, me të cilin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Nowl Le Grawt,…