Garcia: Fituam betejën taktike ndaj Guardiolas dhe Cityt

16 gusht 2020 | 14:03

Trajneri Rudi Garcia ka thënë se ndihet krenar me lojtarët e tij pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Manchester Cityt (3-1).

“Jam krenar për lojtarët e mi. Ne besonim në veten tonë. Ne e dinim që nuk ishim favorit dhe po luanim një ekip të lartë. Mbi të gjitha suksesi ynë ishte në frymën e ekipit tonë. Të gjithë kanë punuar për njëri-tjetrin dhe zëvendësuesit ndihmuan shumë”, ka thënë Garcia.

“Moussa ishte i zhgënjyer që nuk filloi ndeshjen, por unë i thashë para ndeshjes se ai do të ishte shumë, shumë i rëndësishëm kur të hynte. U vendos nga zëvendësuesit si dy çerekfinalet e para. Ne fituam betejën taktike ndaj Pep Guardiolas dhe Cityt, ndërsa zotëruam sistemin tonë të lojës. Ende ka ndeshje për t’u luajtur dhe pengesa për t’i kapërcyer dhe ne do të përpiqemi t’i tejkalojmë ato”, ka përfunduar trajneri i Lyonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca dhe ShBA-ja kanë bashkuar forcat për të hetuar shpërthimin…