Garcia flet si trajner i Napolit: Synoj të mbaj në majë ngjyrat e kampionëve të Italisë

16 qershor 2023 | 12:33

Rudi Garcia do të jetë trajneri i Napolit për sezonin e ri. Strategu francez rikthehet të drejtojë një ekip në Serie A pas shtatë vitesh, kur drejtonte Romën.

Pas zyrtarizimit në stolin e kampionëve të Italisë, Rudi Garcia ka shkruar në “Twitter” për ndjesitë e tij të para.

“Çfarë kënaqësie të vazhdosh në projektin që Napoli ka nisur. Çfarë kënaqësie të rikthehem në Itali. Jam i motivuar dhe ambicioz si kurrë më parë për të vazhduar të mbaj në majë ngjyrat e kampionëve të Italisë”, u shpreh tekniku 59-vjeçar.

Rudi Garcia mbylli bashkëpunimin e tij me Al-Nassr në Arabinë Saudite pak muaj më parë dhe ishte një trajner i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Pejë janë përuruar shtatoret e heronjve të…