Garcia: Reali mbetet Real, por ne luajmë për fitore

02 tetor 2023 | 16:25

Napoli nesër mbrëma përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i kampionëve të Italisë, Rudi Garcia ka ngritur kokën në ligë falë fitoreve bindëse ndaj Udinese dhe Lecce dhe tashmë është thirrur në një test të madh pjekurie në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari më i vështirë në grup do të jetë nesër në “Maradona”, Real Madrid të cilët vijnë të karikuar për të synuar një finale.

“Champions League është kompeticioni më i bukur, është gjithmonë një moment i veçantë për ne. Muzika të jep energji dhe të bën të vetëdijshëm që je aty. Napoli duhet të luajë çdo vit. Tani le të mendojmë për ndeshjen kundër Real, port ë mos harrojmë se është kampionati që na sjell këtu dhe me dy ndeshjet e fundit jemi rikthyer në top katërshe. Tani mund të përqendrohemi në këtë sfidë të madhe, Reali është një nga klubet më të mëdha në botë, me një listë unike suksesesh. Unë e njoh dhe vlerësoj Ancelottin, ai është një trajner i madh, por ne do të futemi në fushë për ta fituar atë ndeshje. Reali ka lojtarë teknikisht shumë të fortë, por edhe fizikisht janë të fortë. Do të jetë një sfidë e vështirë, duhet të jemi të përulur dhe të përpiqemi t’i mposhtim”,është shprehur trajneri i Napolit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Gashi shpall të pavlefshme dëftesat si dhe Diplomën e…