Garcia thyen rekord olimpik
06 gusht 2021
| 13:16
Ecësi spanjoll, Jesus Angel Garcia, vendosi një rekord në Lojërat Olimpike, duke marrë pjesë në tetë Olimpiada.
51-vjeçari i lindur në vitin 1960, përfundoi sot i 35-ti në garën 50 kilometërshe, në Sapporo, raporton Reuters. Spanjolli ka garuar në çdo Olimpiadë që nga ajo në Barcelonë më 1992, dhe ishte kampion bote më 1993.